Artikujt më të fundit nga ekspertët tanë

Rekrutimi në Kosovë: Si t'i gjeni punëtorët e duhur pa humbur kohë dhe para
Gjetja e punëtorit të duhur është më shumë se plotësimi i një vendi të lirë. Një punësim i gabuar kushton kohë për trajnim, tensione në ekip dhe, shpesh, nevojën për të filluar procesin nga fillimi. Një punësim i mirë, përkundrazi, e forcon biznesin për vite. Në këtë artikull do të shihni si ta përmirësoni rekrutimin hap pas hapi.

Sa ju kushton realisht kërkimi i një punëtori në Kosovë nëse rekrutoni vetë?
Sa ju kushton realisht një punëtor i ri? Zbuloni sa kohë dhe resurse mund të shpenzojë një kompani kur e zhvillon vetë procesin e rekrutimit në Kosovë dhe si mund ta thjeshtoni kërkimin e kandidatëve.

Punë për studentë në Kosovë: Si ta fillosh karrierën gjatë studimeve?
Fillimi i studimeve universitare shënon një kapitull të ri, jo vetëm në jetën akademike, por edhe në zhvillimin personal dhe profesional. Për shumë të rinj, shtatori është momenti kur fillojnë të mendojnë më seriozisht për gjetjen e një pune gjatë studimeve, për të fituar përvojë, për të krijuar të ardhura dhe për të zhvilluar aftësi që do t'u shërbejnë në karrierën e ardhshme.

Si të Mbani Punonjësit e Mirë: 7 Strategji për Bizneset në Kosovë
Punonjësit e mirë nuk largohen gjithmonë për shkak të pagës. Në këtë artikull gjeni arsyet kryesore të largimit të stafit dhe 7 strategji praktike që bizneset në Kosovë mund t’i zbatojnë për të mbajtur talentet, për të krijuar ekipe më të qëndrueshme dhe për të rekrutuar më shpejt kur një pozitë mbetet e hapur.

Mentaliteti i Karrierës dhe Motivimi për Kërkuesit e Punës në Kosovë
Udhëzime të thjeshta për mentalitetin e karrierës dhe motivimin gjatë kërkimit të punës në Kosovë

Gjej Punën e Parë Pa Stres: Si të Nisësh Karrierën tënde Edhe Pa Përvojë
Të kërkosh punë pa përvojë shpesh duket si një sfidë e madhe. Shpalljet për punë tërheqin, por kur lexon kërkesat, pothuajse gjithmonë del ajo fjalia që ta shkrin entuziazmin: “kërkohet përvojë pune”. Natyrshëm lind pyetja: si mund të fitosh përvojë nëse askush nuk po të jep shansin e parë?

Si të Shkruani një Shpallje Pune që të Tërheq Kandidatët e Duhur
Një shpallje e mirë mund të bëjë ndryshimin mes marrjes së kandidatëve të përshtatshëm ose humbjes së tyre. Ja si ta shkruani një shpallje pune që tërheq talentet më të mira.

Gjeni Talentin e Duhur: Si të Arrini Kandidatët Aktivë dhe Pasivë
Rekrutimi modern kërkon të kuptojmë dy lloje kandidatësh: aktivë, që janë duke kërkuar punë në mënyrë aktive, dhe pasivë, profesionistë me përvojë që nuk po aplikojnë, por janë të hapur ndaj mundësive të mira. Ky blog tregon si t’i arrini të dy grupet dhe si të zgjidhni talentin më të kualifikuar për ekipin tuaj.

Roli i liderit në zhvillimin profesional të ekipit
Liderët ndikojnë direkt në rritjen dhe zhvillimin e punonjësve. Ata krijojnë mundësi për të mësuar, ofrojnë feedback konstruktiv dhe ndihmojnë punonjësit të identifikojnë pikat e tyre të forta dhe të dobëta.

Rekrutimi Modern dhe Ndikimi i Teknologjisë
Ndikimi i teknologjisë në rekrutim.

Social Media Recruiting - një zgjidhje për çdo industri
Në botën e sotme, kërkimi i talenteve dhe rekrutimi i punonjësve është bërë më i lehtë dhe më i shpejtë falë mundësive që ofron interneti dhe, sidomos, rrjetet sociale. Platforma të tilla si LinkedIn, Facebook, dhe Instagram kanë ndryshuar mënyrën se si punëdhënësit dhe profesionistët e HR-së i qasen rekrutimeve. Por, si mund të përfitojmë sa më shumë nga këto mjete dhe a është kjo zgjidhje efektive për çdo industri?

Si të përgatitesh për një intervistë pune që të të mos harrojnë kurrë (në sensin pozitiv)
E kemi të gjithë atë ndjesinë para një interviste: një përzierje emocionesh që variojnë nga entuziazmi deri te ankthi. Intervista është si një takim i parë, për të dy palët. Ti dëshiron të bësh një përshtypje të mirë, por pa u dukur i rremë. Dëshiron të tregosh potencialin tënd, pa u mburrur tepër. Dëshiron të jesh i sinqertë, por edhe strategjik. Pra, si mund ta menaxhosh këtë me sukses?

Si të ndërtosh një karrierë që përputhet me identitetin tënd – dhe jo vetëm me CV-në
Në një botë ku suksesi shpesh matet me tituj, paga dhe pozita, gjithnjë e më shumë profesionistë po ndalen për të pyetur: “A është kjo rruga që unë dua me të vërtetë të ndjek?” Në thelb të kësaj pyetjeje qëndron një dëshirë njerëzore e thellë: të kemi një karrierë që përputhet me kush jemi, dhe jo vetëm me atë çfarë dimë të bëjmë.

Punët që po zhduken: Cilat profesione janë më të rrezikuara?
Në një botë që ndryshon me shpejtësi, një nga fenomenet më të spikatura është zhdukja e disa profesioneve tradicionale, si pasojë e avancimit të teknologjisë dhe automatizimit. Ajo që dikur ishte një mundësi e sigurtë punësimi, tani mund të jetë në rrezik për t'u zëvendësuar nga makina, inteligjenca artificiale, dhe platforma digjitale. Ky ndryshim i shpejtë po e detyron tregun e punës të përshtatet dhe të krijojë mundësi të reja, ndërsa disa profesione mund të humbin rëndësinë dhe të zhduken plotësisht.

Punët më të kërkuara të së ardhmes: Si të përgatitemi për tregun e punës që vjen
Teknologjia dhe zhvillimi i saj i shpejtë janë duke formësuar ndjeshëm të ardhmen e tregut të punës. Shumë profesione që njihen dhe janë të zakonshme sot mund të jenë të pavlera në disa vite, ndërsa disa profesione të reja po lindin në mënyrë të vazhdueshme, duke u dhënë mundësi individëve të rinj dhe profesionistëve të të ardhmes. Por, cilat janë ato profesione që do të jenë të kërkuara në vitet që vijnë, dhe si mund të përgatitemi për to?

Pse është e rëndësishme të investoni në aftësitë tuaja dhe të zhvilloni karrierën tuaj?
Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, ku teknologjia dhe kërkesat e tregut të punës evoluojnë çdo ditë, është më e rëndësishme se kurrë që të mbajmë një qëndrim të hapur ndaj mësimit dhe zhvillimit të aftësive të reja. Nëse dëshironi të qëndroni konkurrues në një treg pune që kurrë nuk është i qëndrueshëm, duhet të keni aftësinë për të mësuar vazhdimisht dhe për t’u përshtatur me ndryshimet që ndodhin rreth jush.

Kthimi në tregun e punës pas një pauze të gjatë – Si të rifillosh me vetëbesim dhe qartësi
Pavarësisht arsyeve – kujdes për fëmijët, shëndet personal, udhëtime, pushim emocional apo thjesht një “rinisje” jetësore – kthimi në tregun e punës pas një periudhe të gjatë mungese mund të jetë sfidues. E ndoshta edhe frikësues. Po ashtu, është edhe plotësisht i mundur. Dhe, kur bëhet me vetëdije dhe përgatitje, mund të jetë një nga kapitujt më të fuqishëm të karrierës suaj. Nuk është kthim i thjeshtë në një punë – është një rikthim tek vetja.