Mirëmbajtëse në pikën e saj në Aktash
Ellie Coffee, Wine and Store është një ambient modern dhe elegant në zemër të Prishtinës, i cili ofron një përvojë unike për adhuruesit e kafesë, verës dhe gatimeve cilësore.
Aktualisht, Ellie Coffee po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon Mirëmbajtëse për pikën e saj në Aktash.
Përshkrimi i punës:
Pastrimi dhe mirëmbajtja e pastërtisë së ambientit të kafenesë (salla, kuzhina, tualetet, hapësira të tjera)
Kujdesi për ruajtjen e higjienës dhe organizimin e materialeve të pastrimit
Mbështetje në punët e përgjithshme të mirëmbajtjes së ambientit
Bashkëpunim me ekipin për sigurimin e një ambienti të pastër dhe tërheqës për klientët
Kërkesat:
Përkushtim dhe seriozitet në punë
Përvoja në pastrim dhe mirëmbajtje do konsiderohet avantazh
Aftësi për punë në ekip dhe komunikim
Ofrojmë:
Ambient pune të mirë dhe miqësor
Pagesë konkurruese
Mundësi për zhvillim profesional
Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit direkt duke shtypur butonin Apliko.