
Ellie Caffe 6/15/2025
Ellie Caffe - 6/15/2025
Ndihmës kuzhinier/e
Ndihmës kuzhinier/e në pikën në Aktash.
Ellie Coffee, Wine and Store është një ambient modern dhe elegant në zemër të Prishtinës, i cili ofron një përvojë unike për adhuruesit e kafesë, verës dhe gatimeve cilësore.
Aktualisht, Ellie Coffee po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon Ndihmës/e kuzhinier/e për pikën e saj në Aktash.
Përshkrimi i punës:
Ndihma në përgatitjen e ushqimeve sipas udhëzimeve të kuzhinierit
Përgatitja e përbërësve dhe mbajtja e kuzhinës në rregull
Pastrimi i hapësirave dhe pajisjeve të kuzhinës
Mbështetje për punën e përditshme në kuzhinë dhe respektim i standardeve të higjienës
Kërkesat:
Energjik/e dhe i/e përkushtuar në punë
Gatishmëri për të mësuar dhe përmirësuar aftësitë në gatim
Aftësi për punë në ekip
Përvoja paraprake do konsiderohet avantazh, por nuk është e domosdoshme
Ofrojmë:
Ambient pune miqësor dhe mundësi për zhvillim profesional
Pagesë konkurruese
Trajnime dhe mbështetje në punë
Të interesuarit mund të aplikojnë në numër telefonit duke shtypur butonin Apliko.