Mobileria Doni Sh, kompani e njohur në fushën e mobiljeve, po kërkon Shitës/e energjike dhe të përkushtuar për t’u bashkuar ekipit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mirëpritja dhe asistimi i klientëve në ambientin e dyqanit.
Prezantimi i produkteve të kompanisë dhe dhënia e informacionit të duhur për to.
Menaxhimi i procesit të shitjes dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm.
Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes.
Kualifikimet:
Përvojë e dëshirueshme në fushën e shitjes ose shërbimit ndaj klientit.
Aftësi komunikimi dhe prezantimi shumë të mira.
Sjellje profesionale dhe orientim ndaj klientit.
Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar situata të ndryshme.
Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit.
Konkursi është i hapur deri më datën 30.06.2024
Adresa: Rruga Prishtinë-Podujevë, Bardhosh, si dhe Fushë Kosovë.
Të interesuarit mund të kontaktojnë në viber direkt duke shtypur këtu butonin Apliko