Arkitekt/e për mobileri dhe dizajn interier.
Mobileria Doni Sh, një kompani lider në fushën e mobiljeve në Kosovë, është në kërkim të një arkitekti/e të talentuar dhe kreativ për t’u bashkuar me ekipin tonë profesional.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Hartimi i dizajneve arkitekturore për mobilje dhe interiorë.
Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe prodhues për realizimin e projekteve.
Përgatitja e vizatimeve teknike dhe modeleve 3D.
Monitorimi i realizimit të projekteve dhe sigurimi i cilësisë.
Sugjerimi i ideve kreative dhe përmirësimeve në produktet ekzistuese.
Ofrojmë:
Punë në një ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
Konkursi është i hapur deri me datë 30.06.2025
Adresa: Rruga Prishtinë-Podujevë, Bardhosh, si dhe Fushë Kosovë.
Të interesuarit mund të kontaktojnë në viber direkt duke shtypur butonin Apliko