Restoranti është në kërkim të një kamarieri/kamarierje të përkushtuar dhe energjik/e për t’iu bashkuar ambientit të tij miqësor dhe dinamik.
Babaghanoush është një restaurant vegan/vegjetarian i vendosur në zemër të Prishtinës. Ofron një përvojë unike për dreka, darka dhe evente të ndryshme, me një menu që përfshin ushqime vegjetariane, opsione vegane dhe pa gluten.
Restauranti është në kërkim të një Kamarier/e të përkushtuar dhe energjik/e për t’iu bashkuar ambientit të tij miqësor dhe dinamik.
Mikpritja dhe shërbimi profesional i klientëve;
Marrja e porosive dhe servimi i ushqimeve dhe pijeve;
Sigurimi që çdo klient të ketë një përvojë të këndshme dhe cilësore;
Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin e zonës së punës.
Përvojë e mëparshme si kamarier/e (e preferueshme);
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
Njohuri të mira të gjuhës angleze;
Fleksibilitet për të punuar në ndërrime të ndryshme;
Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe me ritëm të shpejtë.
Të interesuarit mund të aplikojnë lehtësisht duke dërguar email ose duke kontaktuar në numrin e telefonit - të dhënat i gjeni duke klikuar butonin Apliko.