Fresco Group është një nga kompanitë udhëheqëse në Kosovë në fushën e tregtimit, importit dhe shpërndarjes së frutave e perimeve të freskëta, me një traditë shumëvjeçare që daton nga tri breza më parë. Kompania operon me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, e certifikuar me FSSC 22000 dhe GAP, duke qenë pionier në lidhjen e bujqësisë vendore me tregjet ndërkombëtare.
Me mbi 200 punonjës dhe partneritete strategjike me rrjete të mëdha, Fresco Group mbetet sinonim i freskisë, cilësisë dhe inovacionit në rajon.
Përshkrimi i vendit të punës
Fresco Group është në kërkim të një Shoferi të përgjegjshëm për transportin dhe dorëzimin e mallrave te klientët sipas itinerarit të caktuar. Kandidati do të jetë përgjegjës për organizimin e mallrave për shpërndarje efikase, si dhe për kujdesin ndaj dokumentacionit përcjellës gjatë gjithë procesit të transportit dhe dorëzimit. Roli kërkon korrektësi, përgjegjësi dhe komunikim të mirë me klientët.
Kualifikimet e kërkuara
Patentë shoferi e kategorisë C1 ose C;
Njohje e mirë e territorit të Kosovës;
Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
Përgjegjësi dhe seriozitet në punë;
Të interesuarit mund të dërgojnë CV duke shtypur butonin APLIKO