Fresco Group është një nga kompanitë udhëheqëse në Kosovë në fushën e tregtimit, importit dhe shpërndarjes së frutave e perimeve të freskëta, me një traditë shumëvjeçare që daton nga tri breza më parë. Kompania operon me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, e certifikuar me FSSC 22000 dhe GAP, duke qenë pionier në lidhjen e bujqësisë vendore me tregjet ndërkombëtare. Me mbi 200 punonjës dhe partneritete strategjike me rrjete të mëdha, Fresco Group mbetet sinonim ifreskisë, cilësisë dhe inovacionit në rajon.
Në Fresco Group, shitësi nuk është vetëm shitës – por përfaqësues i brendit, këshilltar për klientët dhe pjesë aktive e përvojës premium që ofrojmë çdo ditë.
Përshkrimi i punës
Fresco Group shpall konkurs për pozitën Sektorist në sektorin e pemëve dhe perimeve në kuadër të marketit Interex në Prishtinë. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe organizimin e produkteve të freskëta në këtë sektor, duke siguruar cilësi, rregull dhe shërbim të mirë për klientët.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Pranimi dhe kontrollimi i cilësisë së pemëve dhe perimeve.
Vendosja dhe sistemimi i produkteve në rafte sipas standardeve të marketit.
Kujdesi për freskinë dhe prezantimin e produkteve.
Menaxhimi i stokut në sektor.
Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në vendin e punës.
Ofrimi i ndihmës dhe shërbimit ndaj klientëve.
Kualifikimet dhe kërkesat
Preferohet përvojë pune në sektorin e pemëve dhe perimeve ose në markete.
Aftësi për punë në ekip.
Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
Gatishmëri për punë me orar fleksibil.
Aftësi të mira komunikimi.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV duke shtypur butonin APLIKO