Hotel Pashtriku kërkon dy ndihmës/e kuzhinier/e të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin e kuzhinës. Kjo pozitë është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të zhvillohen në fushën e kulinarisë dhe të kontribuojnë në përgatitjen e ushqimit me standarde të larta.

Ndihma në përgatitjen bazike të ushqimeve sipas udhëzimeve të kuzhinierëve.
Kujdesi për pastrimin dhe organizimin e kuzhinës dhe mjetëve të punës.
Mbështetja në procesin e gatimit dhe përgatitjes së përbërësve.
Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë në ambientin e kuzhinës.
Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar rrjedhën efikase të punës në kuzhinë.
Përvojë e dëshirueshme në pozicione të ngjashme, por jo e detyrueshme.
Qëndrim serioz dhe gatishmëri për të mësuar dhe punuar në ekip.
Aftësi për t’u përshtatur me ritmin e punës në kuzhinë.
Njohuri bazike të standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
Mundësi për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në një ambient profesional.
Kushtet e punës dhe paga konkurruese.
Mbështetje dhe trajnime nga ekipi i kuzhinës.
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit më lartë ose në email adresën [email protected]. Për më shumë informata mund të kontaktoni edhe në: +383 43 833 320 ; +383 49 507 555 (Tel / Viber)