Sh.p.k. Ylli Bec 5/29/2025
Sh.p.k. Ylli Bec - 5/29/2025
Kamarier/e
Hotel Pashtriku kërkon të punësojë katër kamarierë/e me qasje profesionale dhe fokus në ofrimin e shërbimit cilësor ndaj mysafirëve. Kjo pozitë është ideale për ata që kanë përvojë në shërbimin e restorantit dhe dinë të krijojnë një ambient mikpritës dhe të organizuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Shërbimi i ushqimeve dhe pijeve në restorantin e hotelit me korrektësi dhe profesionalizëm.
Pritja dhe mirëseardhja e mysafirëve në ambientin e restorantit.
Menaxhimi i porosive dhe komunikimi i qartë me kuzhinën.
Mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në tavolina dhe ambientin e punës.
Kujdesi që mysafirët të kenë një eksperiencë pozitive gjatë qëndrimit.
Kualifikimet e kërkuara:
Përvojë e dëshirueshme në pozicione të ngjashme në sektorin e hotelierisë ose restoranteve.
Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
Qëndrim profesional dhe orientim ndaj klientit.
Aftësi për të punuar në mënyrë ekipore dhe nën presion.
Çfarë ofrojmë:
Mundësi punësimi në një ambient profesional dhe dinamik.
Kushtet dhe paga konkurruese.
Trajnime dhe mundësi për zhvillim në fushën e hotelierisë.
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit më lartë ose në email adresën [email protected]. Për më shumë informata mund të kontaktoni edhe në: +383 43 833 320 ; +383 49 507 555 (Tel / Viber)