Hotel Pashtriku është në kërkim të dy recepsionistëve/eve të përkushtuar për të qenë fytyra e parë dhe pika kryesore e kontaktit për mysafirët tanë. Pozita kërkon një person me komunikim të shkëlqyer, organizim dhe aftësi për të menaxhuar situata të ndryshme me profesionalizëm dhe mikpritje.

Pritja dhe mirëseardhja e mysafirëve në hotel me një qasje profesionale dhe mikpritëse.
Regjistrimi dhe dalja e mysafirëve në sistemin e hotelit.
Menaxhimi i rezervimeve dhe përgjigjja ndaj kërkesave të mysafirëve.
Trajtimi i telefonatave, emaileve dhe komunikimi me departamente të tjera të hotelit.
Ofrimi i informacionit të saktë dhe të qartë për shërbimet e hotelit dhe zonës.
Zgjidhja e problemeve dhe kërkesave të mysafirëve me shpejtësi dhe korrektësi.
Mbajtja e dokumentacionit dhe raportimeve të nevojshme për recepsionin.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe; njohja e gjuhës angleze apo gjuhëve të tjera është përparësi.
Përvojë e mëparshme në recepsion ose në shërbim ndaj klientit është dëshirueshme.
Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit dhe programeve për menaxhimin e rezervimeve.
Qëndrim profesional, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
Aftësi për të punuar në kushte dinamike dhe për të menaxhuar situata të ndryshme me qetësi.
Mundësi për të punuar në një nga hotelet më të njohura në Gjakovë.
Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit më lartë ose në email adresën [email protected]. Për më shumë informata mund të kontaktoni edhe në: +383 43 833 320 ; +383 49 507 555 (Tel / Viber)