Kërkohet Interior Designer me përvojë pune
Lefix Furniture - kompani që merret me dizajnimin dhe prodhimin e mobiljeve moderne, funksionale dhe të qëndrueshme për shtëpi, zyra dhe ambiente biznesi, kërkon të punësojë:
Kërkohet:
Diplomë Bachelor në dizajn të brendshëm ose fusha të ngjashme
Njohuri në programet: AutoCAD, ArchiCAD, Poly Board, 3DS Max
Përvojë pune së paku 2 vite në dizajn të brendshëm
Aftësi kreative dhe motivim për të sjellë ide të reja
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar projekte
Çfarë ofrojmë:
Mundësi për zhvillim profesional në një kompani me standarde të larta
Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
Përfshirje në projekte moderne të mobilimit dhe dizajnit të brendshëm
Pagë konkuruese në treg
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes butonit Apliko.