Frigo AVI shpk, një kompani e njohur në tregun e frigoriferëve dhe pajisjeve elektrike, po kërkon të punësojë Shitës/e për pikën e saj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të mirëpresë dhe të ndihmojë klientët në zgjedhjen e produkteve.
Të ofrojë informacion të saktë dhe të detajuar për produktet e kompanisë.
Të mbajë rend dhe pastërti në ambientin e punës.
Të kontribuojë në realizimin e objektivave të shitjes.
Të përditësojë dokumentacionin dhe stokun e produkteve.
Kërkesat:
Përvojë e dëshirueshme në shitje, por jo domosdoshmërisht e nevojshme.
Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
Disponibilitet për punë me orar fleksibël.
Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
Shënim: Për kushtet e punës do të njoftoheni në intervistë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes emailit ose në numrin e telefonit, duke klikuar mbi butonin Apliko.