Operator me makinat: Sharrë, Kantericë dhe CNC.
Ambero, kompani e specializuar në prodhimin e mobiljeve, pas zgjerimit të kapaciteteve dhe hapësirave të saj të prodhimit, është në fazë të rritjes së stafit dhe shpall konkurs për pozitën:
Kërkesat:
Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
Të kenë njohuri kompjuterike;
Të kenë njohuri në leximin e projekteve dhe skemave teknike;
Të kenë njohuri dhe përvojë në ndonjërën nga makinat e lartcekura (Sharrë, Kantericë, CNC);
Të kenë aftësi për mbikëqyrjen e makinave gjatë procesit të punës, si dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të siguruar një rezultat përfundimtar cilësor;
Të jenë të përshtatshëm për punë ekipore dhe bashkëpunim.
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikacionin për punësim / CV në email adresën ose të kontaktojnë në numrin e telefonit të kompanisë duke shtypur butonin Apliko.
Miradi e Ulët, Fushë Kosovë
Afati i fundit për aplikim: 01.07.2025