Pozita: Shpërndarës Malli për Liferimin e Ujit
Numri i pozitave të hapura: 5
Ujë Dea, kompani e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e ujit të ambalazhuar, është në kërkim të kandidatëve energjikë dhe të përkushtuar për të plotësuar pozitat e shpërndarësve të mallit. Roli përfshin shpërndarjen e ujit në destinacionet përkatëse, ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve dhe përkujdesjen për mjetin e transportit.
Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në pozita të ngjashme.
Patentë shofer të kategorisë B – e detyrueshme.
Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe sjellje profesionale me klientët.
Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të bartur ngarkesa të lehta deri mesatare.
Përgjegjshmëri dhe korrektësi në orar dhe në menaxhimin e dërgesave.
Pagë konkurruese
Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Mundësi për angazhim afatgjatë dhe zhvillim profesional.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit Apliko.