AJK Eatery është një lokal me ushqime të lehta në zemër të Prishtinës, i njohur për ambientin e ngrohtë dhe shërbimin cilësor. Me fokus në përvojën e këndshme të klientit dhe produkte të përzgjedhura me kujdes, është në kërkim të individëve të motivuar që të bashkohen me ekipin e AJK si Shpërndarës.
Kërkohen:
Njohje e mirë e rrugëve dhe zonave të qytetit të Prishtinës
Të jetë i përgjegjshëm dhe i organizuar
Komunikues dhe i sjellshëm me klientët
I gatshëm për të punuar në terren dhe në mënyrë të pavarur
I motivuar për të dhënë një shërbim cilësor dhe të saktë
Nëse i plotëson këto kritere apo e sheh veten të gatshëm për një punë të tillë, kliko butonin APLIKO dhe bëhu pjesë e ekipit të AJK Eatery!