Caramell Kids fton liderë me përvojë në shitje dhe menaxhim të ekipit të aplikojnë për pozitën Menaxher/e.
Departamenti: Shitje – Menaxhim Dyqani
Lokacioni: Gjilan
Caramell Kids fton liderë me përvojë në shitje dhe menaxhim të ekipit të aplikojnë për pozitën Menaxher/e, për të udhëhequr dhe përmirësuar performancën e ekipit tonë në dyqan.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Planifikimi dhe drejtimi i aktiviteteve të përditshme të shitjes
Udhëheqja e ekipit dhe trajnimi i stafit të ri
Monitorimi i performancës së shitjes dhe përmbushja e objektivave
Kujdesi për përvojën e klientit dhe standardet e shërbimit
Raportimi dhe bashkëpunimi me menaxhmentin qendror
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Përvojë menaxheriale në shitje (e domosdoshme)
Aftësi të forta organizative dhe drejtimi
Aftësi për analizë dhe përmbushje të objektivave
Shkathtësi në komunikim dhe motivim të ekipit
Përdorimi i mjeteve teknologjike të shitjes (përparësi)