Kërkojmë shitëse në showroom! Energjike, pozitive dhe e apasionuar pas shitjes. Bëhu pjesë e ekipit Shpejta Home Design!
Lokacioni: Ferizaj, Magjistralja Ferizaj - Prishtine, Muhovc
Orari: I plotë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Të mirëpresë çdo klient me buzëqeshje dhe energji pozitive
Të prezantojë me pasion produktet dhe zgjidhjet që ofron showroom-i ynë
Të ndihmojë klientët të zgjedhin produktet më të përshtatshme për nevojat e tyre
Të kujdeset për pastërtinë, rendin dhe prezantimin estetik të produkteve
Të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me klientët, duke ruajtur profesionalizmin dhe miqësinë
Kërkesat:
Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe dëgjim aktiv
Shkathtësi në shitje dhe në prezantimin bindës të produkteve
Energji pozitive, vetëbesim dhe dashuri për punën me njerëz
Përvojë paraprake në shitje është përparësi, por jo e domosdoshme
Dëshirë për të mësuar dhe për të kontribuar në një ekip kreativ
Ne ofrojmë:
Ambient pune motivezues dhe pozitiv
Mundësi për trajnime profesionale dhe zhvillim personal
Bonuse në bazë të performancës
Mundësi për avancim brenda kompanisë
Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në në numrat +383 44 373 415 ose +383 44 901 090