• Gjej punë
  • Eksploro kompanitë
  • Blog
  • Publiko konkursPa pagesë
Gjej punëPubliko
AZTECH Electronics

Zyrtar i/e Burimeve Njerëzore

AZTECH Electronics•3/10/2026

AZTECH është një nga kompanitë lidere në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë të artikujve elektronikë në tregun e Kosovës.

KastriotFizikishtKohë të plotë
AZTECH Electronics

Zyrtar i/e Burimeve Njerëzore

AZTECH Electronics • 3/10/2026

AZTECH është një nga kompanitë lidere në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë të artikujve elektronikë në tregun e Kosovës.

KastriotFizikishtKohë të plotë
AZTECH Electronics

AZTECH Electronics 3/10/2026

Zyrtar i/e Burimeve Njerëzore

Me një prani të gjerë në disa qytete të vendit dhe në vazhdim të zgjerimit të aktivitetit të saj, AZTECH është në kërkim të një kandidati/eje të kualifikuar dhe profesional/e për pozitën:

Zyrtar i/e Burimeve Njerëzore

📍 Lokacioni: Mazgit

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Asiston në procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (publikimi i shpalljeve, organizimi i intervistave, përgatitja dhe kompletimi i dokumentacionit për punonjësit e rinj, etj.);

  • Mirëmban dhe përditëson të dhënat lidhur me prezencën, mungesat dhe lëvizjet e punonjësve;

  • Administron, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e punonjësve;

  • Siguron zbatimin korrekt të politikave, procedurave dhe praktikave të Burimeve Njerëzore;

  • Mbështet përgatitjen e kontratave të punës dhe asiston në përgatitjen e listës së pagave (payroll);

  • Përgatit raporte të rregullta dhe analiza lidhur me të dhënat e punonjësve;

  • Kryen detyra të tjera administrative dhe profesionale sipas kërkesave të punëdhënësit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik, Shkenca Shoqërore ose fusha të ngjashme;

  • Minimumi 2 vite përvojë pune relevante në fushën e Burimeve Njerëzore (preferohet);

  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-njerëzor;

  • Aftësi analitike, organizative dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve;

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;

  • Njohuri shumë të mira të pakos Microsoft Office;

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;

  • Leje vozitjeje – kategoria B (preferohet).

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese;

  • Sigurim shëndetësor;

  • Shujta ditore;

  • Transport të siguruar nga kompania;

  • Ambient dinamik dhe profesional pune në një kompani lidere në tregun kosovar;

  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV duke shtypur butonin APLIKO


Si të aplikoni

Aplikimi për këtë punë është i lehtë! Klikoni butonin dhe shiko udhëzuesin hap pas hapi si të dorëzoni aplikimin.

    Për Kompanitë
  • Publiko konkurs
  • Pyetje të shpeshta
    Për Kandidatët
  • Kuizi i punës
  • Kërko punën me AI
  • Pyetje të shpeshta
    Të tjera
  • Blog
  • Regjistri i bizneseve
  • Na kontaktoni
  • Kalkulatori i pagës
    Legale
  • Termet & Kushtet
  • Politika e privatësisë
    Kontakt
  • E-mail: [email protected]
© 2026 punoo.com