Decathlon po vjen në Kosovë – Pozita: Teknik i Servisit Sportiv
Me hapjen e dyqanit të parë në Prishtina Mall, po kërkojmë individë energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për sportin, për t’u bashkuar me ekipin tonë në pozitën:
TEKNIK I SERVISIT SPORTIV
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Kryerja e shërbimeve teknike dhe riparimeve të pajisjeve sportive
Ofrimi i këshillimit profesional për klientët lidhur me mirëmbajtjen e produkteve
Përgjegjësi për cilësinë, sigurinë dhe saktësinë e shërbimeve të ofruara
Sigurimi i një eksperience të besueshme dhe profesionale për klientët
Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në shërbimet teknike
KUALIFIKIMET:
Përvojë në shërbime teknike, riparime ose servise (përparësi)
Aftësi të mira organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
Pasion për sportin dhe punën praktike me produkte sportive
Aftësi shumë të mira komunikative
VLERAT QË KËRKOJMË TE KANDIDATËT:
VITALITETI – pozitiv, energjik dhe aktiv, me iniciativa dhe aftësi përshtatjeje
BUJARIA – të punosh me zemër, ndihmë ndaj ekipit dhe të tjerëve
PËRGJEGJËSIA – marrje përgjegjësie, besueshmëri dhe korrigjim i shpejtë i gabimeve
AUTENTICITETI – të jesh vetvetja, i sinqertë dhe i kujdesshëm ndaj njerëzve
ÇFARË OFROJMË NE:
Ambient pune dinamik, internacional dhe gjithëpërfshirës
Mundësi reale për zhvillim profesional dhe karrierë afatgjatë
Trajnime të strukturuara dhe të vazhdueshme sipas standardeve globale Decathlon
Kulturë pune mbi besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim ekipor
Përfshirje në një kompani që promovon sportin dhe stil jetese aktiv
Të interesuarit mund të dërgojnë CV duke shtypur butonin APLIKO