Health Pharma shpall konkurs për pozitën Agjent i Shitjes dhe Marketingut, për mbulimin e rajonit të Dukagjinit. Kërkojmë kandidatë ambiciozë, komunikativë dhe të orientuar drejt rezultateve, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e një ekipi profesional dhe dinamik.
Përgjegjësitë:
Marketingu, prezantimi dhe shitja e produkteve ekzistuese në barnatore;
Gjenerimi dhe përcjellja e vazhdueshme e shitjeve;
Hulumtimi i tregut dhe zgjerimi i rrjetit të pikave të shitjes;
Krijimi dhe mirëmbajtja e kontakteve profesionale me barnatoret;
Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetet e realizuara;
Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Kërkesat:
Shkollë e mesme në degët mjekësore ose gjimnaz;
Edukimi i lartë në Ekonomi/Marketing përbën avantazh;
Patentë shoferi kategoria B;
Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
Shkathtësi, fleksibilitet, iniciativë dhe këmbëngulje në arritjen e objektivave të shitjes;
Aftësi për punë ekipore dhe vetë-organizim;
Njohuri të punës me kompjuter (MS Office);
Eksperienca në fushën e shitjes/marketingut është avantazh.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV duke shtypur butonin APLIKO