EGLO Kosova po zgjeron ekipin dhe po kërkon një Shitëse për pikën tonë në Çagllavicë.
Pozita ofron kushte shumë të mira pune, ambient modern, mundësi zhvillimi profesional, si dhe 2 ditë pushim në javë.
Pse të bashkohesh me EGLO?
Pjesë e një brendi ndërkombëtar me standarde të larta
Ambient pune i organizuar dhe bashkëkohor
Trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional
Ekip miqësor dhe profesional
Kërkojmë një kandidate që është:
E komunikueshme, e qetë dhe e orientuar drejt klientit
Profesionale, e kujdesshme dhe e motivuar
E aftë të ofrojë këshillim dhe asistencë për produktet e ndriçimit
E gatshme të punojë në një ambient dinamik, me fokus në cilësi dhe shërbim
E organizuar, me aftësi për të menaxhuar detyrat ditore me efikasitet
Ndriço karrierën tënde me EGLO.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV duke shtypur butonin APLIKO