Me qëllim të zgjerimit të prezencës sonë në treg dhe forcimit të ekipit, Koral Corporation po kërkon të punësojë kandidatë.
Koral Corporation sh.p.k, me seli në Fushë Kosovë, rruga “Nëna Terezë”, është një kompani e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve. Që nga viti 2004, operojmë me pakicë dhe shumicë duke ndjekur parimet e qeverisjes korporative dhe duke qenë një punëdhënës i besueshëm e atraktiv.
Me qëllim të zgjerimit të prezencës sonë në treg dhe forcimit të ekipit, Koral Corporation po kërkon të punësojë kandidatë për pozitat në vijim:
Drejton dhe koordinon skuadrën për arritjen e objektivave të shitjes.
Planifikon, organizon, udhëheq dhe motivon ekipin e shitjes.
Implementon projekte dhe strategji sipas kanaleve të Traditional Trade.
Monitoron dhe raporton performancën.
Siguron prezantim profesional të brandeve dhe aseteve në treg.
Ndërton marrëdhënie të mira me klientë, furnitorë dhe partnerë tregtarë.
Diplomë universitare (Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme).
Minimumi 2 vite përvojë në shitje dhe 2 vite në pozita udhëheqëse.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi të forta në menaxhimin e ekipeve, komunikim dhe marrëdhënie me klientë.
Aftësi analitike dhe vendimmarrje në mjedise dinamike.
Njohuri të mira në Microsoft Office.