Koral Corporation sh.p.k, me seli në Fushë Kosovë, rruga “Nëna Terezë”, është një kompani e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve. Që nga viti 2004, operojmë me pakicë dhe shumicë duke ndjekur parimet e qeverisjes korporative dhe duke qenë një punëdhënës i besueshëm e atraktiv.
Me qëllim të zgjerimit të prezencës sonë në treg dhe forcimit të ekipit, Koral Corporation po kërkon të punësojë kandidatë për pozitat në vijim:
Shitës Ambulantiv (2 pozita)
Përgjegjësitë kryesore:
Përgjegjës për mbarëvajtjen e mallit të programit sipas planit të caktuar nga menaxheri.
Mban evidencë financiare ditore për mallit e pranuar dhe të shitur në terren.
Përgatitjet para daljes në terren: vendos qëllime SMART dhe përcakton prioritetet.
Respekton planin ditor të vizitave (route plan).
Kryen 5 hapat e shitjes:
Prezantimi
Kontrolli i stokut
Analiza e nevojave + prezantimi i benefiteve + mbyllja e shitjes
Merchandising (pozicionimi, dukshmëria, hapësira)
Raportimi
Hulumton tregun dhe gjen klientë të rinj.
Kujdeset për klientët ekzistues dhe respektimin e marrëveshjeve.
Kualifikimet:
Shkolla e mesme (diploma universitare përparësi).
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
Patentë shofer – Kategoria B.
Aftësi të mira të planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të kohës.
Aftësi për të punuar nën presion.
Ambicioz dhe i besueshëm.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV duke shtypur butonin APLIKO