MENAXHER NË MAGAZINË
Departamenti: Logjistikë – Magazinë,
Lokacioni: Neptun Kosova HQ,
Numri i pozitave të lira: 1
Neptun Kosova hap konkurs për pozitën Menaxher në Magazinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Ka përgjegjësi të plotë për hapjen dhe mbylljen e Magazinës, sipas procedurave të miratuara, duke informuar në çdo moment Drejtorin e Logjistikës,
Udhëheq dhe menaxhon Depon Kryesore dhe ekipin e saj, me qëllim të saktë dhe shpërndarjen në kohë, si dhe përgatitjen e hapësirës për pritjen e mallrave të reja,
Planifikon shkarkimin e automjeteve që sjellin në Magazinë Kryesore produkte të ndryshme, duke i dhënë prioritet kontenierëve sipas parimit që çdo automjet shkarkohet brenda 24 orëve nga momenti i ardhjes në Magazinë,
Përgjigjet për pranimin në Magazinë dhe ngarkimin e produkteve të kërkuara nga rrjeti i dyqaneve Neptun dhe dyqaneve shumicë, sipas porosive të tyre,
Përgjigjet për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të punonjësve në Magazinë, duke i instruktuar, ndihmuar dhe monitoruar,
Përgjigjet dhe ndërmerr masa direkte për respektimin dhe funksionimin e masave për Mbrojtjen Kundër Zjarrit në Magazinë,
Monitoron pjesëmarrjen e punonjësve në punë sipas orarit të punës, planifikon dhe monitoron kryerjen e lejeve vjetore të punonjësve të Magazinës Kryesore, duke i miratuar tek Drejtori i Logjistikës dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore,
Mbikëqyr dhe organizon kontrollin e daljes së mallrave dhe kontrollon pranimin dhe dërgimin e mallrave, si dhe mbajtjen e shënimeve të besueshme në magazinë,
Vlerëson performancën e punës së punonjësve të Depos Kryesore,
Kryen detyra të tjera me kërkesë të Drejtorit të Logjistikës.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Preferohet të ketë përfunduar arsimin e lartë (ekonomi, menaxhim, logjistikë apo fusha të ngjashme).
Minimumi 5 vite përvojë pune në pozitë të ngjashme.
Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe analitike.
Aftësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar në mënyrë efektive me palë të brendshme dhe të jashtme.
Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
Leje e vozitjes, kategoria B.
Njohuri mbi procedurat doganore dhe tatimore në Kosovë përbëjnë përparësi.
Kushtet dhe përfitimet:
Pagë konkurruese,
Bonus mujor sipas vlersimit me KPI (vleren 3 pagave vjetore)
Transporti: Rimbursohet nga kompania në vlerë prej 50 € neto
Shujta e ushqimit: E siguruar nga kompania
Aplikimet pranohen deri më 15.06.2025 në Departamentin e Burimeve Njerëzore permes butonit Apliko
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve.