
Tebo Creative 5/22/2025
Tebo Creative - 5/22/2025
Graphic Designer
Po kërkojmë një Graphic Designer kreativ/e, që i pëlqen të luajë me ngjyra, forma dhe mesazhe, duke i kthyer ato në dizajne tërheqëse dhe me stil.


Jemi në kërkim të një Graphic Designer kreativ/e, që di si ta shndërrojë një ide në dizajn tërheqës dhe me ndikim, qoftë për rrjetet sociale, fushatat online apo projektet tjera. Nëse ke sy të mprehtë për detajet, një stil modern dhe pasion për ide të freskëta, atëherë mezi presim të të njohim!
Çfarë do të bësh:
Dizajne për rrjete sociale, reklama dhe branding;
Bashkëpunim me ekipin e marketingut;
Ruajtje e stilit dhe identitetit të Tebo.
Kriteret:
1 - 3 vite përvojë pune;
Portfolio kreative;
Njohuri në Photoshop & Illustrator;
Aftësi për të punuar me afate të paracaktuara.
Pse Tebo?
Projekte të larmishme dhe frymëzuese;
Ekip i vogël me shumë hapësirë për ide;
Ambient fleksibël dhe mbështetës.