Kërkohet Ndihmës Kuzhinier/e për Restaurantin "Be Happy", në pikën e re të Petrol Company në Trudë.
Restauranti “Be Happy” në pikën e re të Petrol Company – Trudë shpall konkurs për pozitën:
Ndihmon në përgatitjen e ushqimeve sipas udhëzimeve të kuzhinierit/kryekuzhinierit,
Siguron pastrimin dhe organizimin e enëve të kuzhinës, mjeteve të gatimit dhe sipërfaqeve të punës,
Merr pjesë në larjen, prerjen dhe përgatitjen e perimeve dhe përbërësve të tjerë ushqimorë,
Ndihmon në paketimin apo dekorimin e pjatave për shërbim.
Përvojë paraprake në kuzhinë (e preferueshme, por jo e domosdoshme),
Aftësi për punë në ekip,
Përkushtim dhe përgjegjësi në punë,
Gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësitë profesionale.
Afati i fundit për aplikim: 21/09/2025