
Fiberhome Kosovo 7/2/2025
Fiberhome Kosovo - 7/2/2025
Network Design Engineer
Fiberhome Kosovo është në kërkim të një Network Design Engineer
Fiberhome Kosovo shpall konkurs për pozitën Network Design Engineer, me qëllim të zgjerimit të ekipit të saj profesional.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Projektimi dhe regjistrimi i rrjeteve me fibra optike bazuar në planifikimin paraprak, përmes softuerëve specifik.
Krijimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit grafik të rrjetit.
Identifikimi i pikave problematike në kapacitete dhe zhvillimi i alternativave.
Përmbledhja e kapaciteteve të sistemeve të tubacioneve.
Menaxhimi i infrastrukturës hapësinore.
Fleksibilitet gjatë ridizajnimit të rrjetit dhe proceseve të ndryshimit.
Kërkohet:
Diplomë apo studime në inxhinieri (Elektrike, Mekanike apo Civile).
Eksperiencë në planifikim teknik.
Eksperienca në ndërtimin e rrjeteve apo në fushën e telekomunikacionit përbën përparësi.
Njohuri në përdorimin e softuerëve CAD.
Aftësi shumë të mira të të shkruarit dhe të folurit në gjuhën angleze (gjermanishtja është avantazh).
Për të aplikuar për këtë pozitë, shtypni butonin APLIKO.
Shënim: Ju lutem, shkruani në subject pozitën për të cilin po aplikoni!