Kërkohen 3 shitëse në pikën e re të Erblin3 Fashion Designer me lokacion në Arbëri, rruga Vicianum nr.13, Prishtinë.
Erb.lin3, një brend i njohur që vazhdon të rritet dhe të zgjerohet me sukses në fushën e modës dhe dizajnit, me pikën e saj të re në Arbëri, rruga Vicianum nr.13 – Prishtinë, shpall konkurs pune për:
Aftësi të shkëlqyera komunikuese – aftësi për të komunikuar në mënyrë të qartë, të sjellshme dhe bindëse me klientët
Njohuri të mira të gjuhës angleze
Përvojë e mëparshme në shitje apo në punë me klientë (avantazh)
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar kolegët në arritjen e objektivave të përbashkëta
Aftësi për të menaxhuar stresin dhe situatat sfiduese me klientët
Pamje e rregullt dhe sjellje profesionale
Motivim për të arritur objektivat e shitjes dhe për të fituar bonuse të mundshme
Kushte të mira pune dhe pagesë konkurruese;
Ambient i ri, i përshtatshëm dhe frymëzues për punë kreative;
Mundësi reale për avancim dhe zhvillim profesional;
Trajnime dhe mentorim nga dizajnerë të njohur të brendit;
Pjesëmarrje në projekte të rëndësishme dhe ekspozita të modës.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë sa më parë duke dërguar:
CV-në tuaj
(Rekomandohet) një letër motivimi ose shembuj pune të rëndësishëm
Aplikimi mund të bëhet përmes emailit ose në numrin e telefonit duke shtypur butonin APLIKO
Shënim: Sigurohuni që të specifikoni pozitën për të cilën po aplikoni!